Një zyrtar i lartë rus ka deklaruar se Donald Trump mund të ketë sukses si president vetën nëse bashkëpunon me Rusinë.
Zv.kryeministri Igor Shuvalov ka mënjanuar kritikat për veprimet e Rusisë ndaj Ukrainës dhe ka theksuar se shpreson se administrate e Trump do të heqë sanksionet, transmeton arbresh.info.
Ndër të tjera, ai gjithashtu i ka bërë ftesë presidentit të zgjedhur të SHBA-ve, Donald Trump, që të marrë pjesë në Forumin e Investimeve.
Gjatë një bisede në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, Zvicër, Shuvalov, tha qeveria e tij mbetet e kujdesshme në lidhje me Trump edhe nëse hiqen sanksionet. Por, ai ka këmbëngulur se Trump mund të arrijë rezultate të mëdha gjatë mandatit të tij nëse bashkëpunon me Rusinë./Arbresh.info
A funksionon vërtet vitamina C për trajtimin e ftohjeve?
Imzot Arjan Dodaj: Të ecim me gëzim dhe shpresë përballë çdo...
Përfundon stinori vjeshtor në Shqipëri, Egnatia në krye të t...
Përmirësohet cilësia e ajrit në Prishtinë
Një i vdekur dhe 10 të plagosur nga një sulm rus
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim