Kryetari i Knesetit të Izraelit e ka ftuar zyrtarisht Donald Trumpin të flasë para parlamentit të vendit në shenjë mirënjohjeje për marrëveshjen e lirimit të pengjeve, duke e quajtur atë “Presidenti i Paqes”.
Amir Ohana tha se ky do të ishte fjalimi i parë i tillë nga një president amerikan që kur presidenti i atëhershëm George W. Bush vizitoi Izraelin në vitin 2008.
“Udhëheqja, guximi, këmbëngulja dhe vizioni juaj kanë çuar jo vetëm në një marrëveshje që siguron lirimin e të gjithë pengjeve izraelite, por edhe në një marrëveshje rajonale të pashembullt të pranuar nga pothuajse çdo komb në Lindjen e Mesme”, shkruan ai në ftesë, të cilën e postoi në X.
“Populli i Izraelit ju konsideron si mikun dhe aleatin më të madh të kombit hebre në historinë moderne”, shton ai.
Më herët të enjten, Trump tha: “Nëse ata do të donin që unë ta bëja, do ta bëj”, kur të udhëtojë në Lindjen e Mesme në ditët në vijim.
“Sllovakia nuk konsiderohet favorite” – Me...
“Shpresoj që kjo të mos jetë ndeshja më e madhe” ̵...
Pamjet e 24 marsit 1999 në Prishtinë, momenti që shënoi kthe...
Dy persona ndalohen në Leposaviq për kalim ilegal të kufirit...
Vdes një shtetas i huaj në QKUK, policia nis hetimet
Çmimet e naftës bien pas raportimeve se SHBA i ka dërguar Ir...