Shtetet e Bashkuara regjistruan në muajin maj rreth 180 mijë emigrantë ilegalë nga kufiri jugor me Meksikën, shifër kjo më e lartë sesa në vitet kur qeverinë e kishin republikanët. Ish-presidenti Donald Tramp thotë se politika e kufijve të hapur e kreut të shtetit, Bajden, po e shkatërron vendin.
Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, i ka kritikuar politikat e pasardhësit të tij, Xho Bajden, mbi emigracionin, duke e mbajtur përgjegjës për gjendjen e jashtëzakonshme në jug të vendit.
Republikani vizitoi të mërkurën shtetin e Teksasit dhe kufirin mes SHBA-së dhe Meksikës, ku katër vite më parë ai do të premtonte ndërtimin dhe përforcimin e murit kufitar jugor.
Prej muajsh zona ka regjistruar një numër të paprecentë kalimesh ilegale të kufirit, më shumë se 180 mijë emigrantë vetëm në muajin maj.
“Këtu nuk po flasim për emigrantë normalë. Ata janë me miliona, por flitet për droga, trafik njerëzish dhe shumica prej tyre janë gra. Në kohën trafiqet thuajse u ndalën.”
Muri me Meksikën ishte një nga premtimet elektorale të 75-vjeçarit Trump në 2016-ën, por , me ardhjen në pushtet të demokratëve këtë vit u shfuqizuan disa nga nismat e tij dhe u ndal financimi për ndërtimin e murit.
Greg Abot, guvernatori i Teksasit që kërkon një tjetër mandat vitin e ardhshëm, tha se do ta vijojë projektin e murit me të ardhurat e shtetit pasi situata me kufirin po rrezikon komunitetin.
“Kemi një rritje dramatike të sekuestrimit të drogave sintetike si fentanili, mbi 2 mijë për qind më shumë në këta gjashtë muaj sesa vitin e kaluar. Kjo drogë vdekjeprurëse po depërton në komunitetet e gjithë shtetit të Teksasit dhe në gjithë SHBA-në.”
Mbi 30 ligjvënës republikanë u shfaqën të mërkurën në tubimin e organizuar për ish-presidentin Trump, organizimi i dytë brenda pak ditësh që do të ndiqet nga një tjetër në fundjavë.
Numërohen mbi 40% e vendvotimeve- këto janë pesëshet më të v...
Turqia arreston mbi 350 të dyshuar, si pjesë e një operacion...
IKSHPK jep këshilla për mbrojtje nga gripi sezonal
Arrestohet një 42-vjeçar në Prishtinë për vjedhje të rëndë
Basha: Në Ditën e Veteranëve kujtojmë sakrificën e familjes ...
Postimi prekës i burrit që humbi gruan në aksident, vetëm nj...