Udhëheqësi amerikan, Donald Trump ka konfirmuar se presidenti Venezuelës Nicolas Maduro është kapur dhe është larguar me avion nga vendi së bashku me gruan e tij.
Ai shtoi se SHBA ka kryer një “sulm në shkallë të gjerë” kundër Venezuelës në orët e para të mëngjesit të sotëm, raporton SkyNews.
Trump tha në Truth Social: “Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kryer me sukses një sulm në shkallë të gjerë kundër Venezuelës dhe udhëheqësit të saj, Presidentit Nicolas Maduro, i cili, së bashku me gruan e tij, është kapur dhe është larguar me aeroplan nga vendi”.
“Ky operacion u krye në bashkëpunim me forcat e ligjit të SHBA-së. Detajet do të vijojnë më poshtë. Do të ketë një konferencë për shtyp sot në orën 11:00 të paradites, në Mar-a-Lago. Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje! President DONALD J. TRUMP

Vëllaznimi mposht Prishtinën, Trepça fiton ndaj Rahovecit 0...
Ipeshkvi Dodë Gjergji bën thirrje për paqe në botë dhe përgj...
Parashikimi i motit për nesër
Haxhiu nesër zhvillon aktivitetin e parë si ushtruese e dety...
Pesë të vrarë nga një sulm izraelit në një kompleks petrokim...
Kapen 65 kilogramë drogë në Maqedoninë e Veriut, arrestohen ...