Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, paralajmëroi Korenë e Veriut se SHBA është e gatshme të përdorë forcën e plotë ushtarake për të mbrojtur veten dhe aleatët, por shtoi se ai është i përqendruar në përdorimin e “të gjitha mjeteve në dispozicion, pa veprim ushtarak”.
“Koreja e Veriut është kërcënim mbarë botëror që kërkon veprim mbarë botëror”, tha Trump në një konferencë të përbashkët për media me presidentin e Koresë së Jugut, Moon Jae-in, në Seul.
“Nuk mund ta lejojmë Korenë e Veriut të kërcënojë gjithçka që kemi ndërtuar”, tha Trump.
Ai shtoi se Koreja e Veriut duhet të ulet në tryezë dhe të bëjë marrëveshje.
Phenjani, në muajt e fundit, ka testuar disa raketa balistike ndërkontinentale dhe ka kryer provën e gjashtë bërthamore. Ai ka kërcënuar me sulme fqinjët dhe SHBA-në.
“Shpresojmë se nuk do të kemi nevojë të përdorim gjithë kapacitetin ushtarak të SHBA-së”, tha Trump.
Moon tha se ai dhe Trump janë të gatshëm t’i japin Koresë së Veriut një “të ardhme të ndritshme” në qoftë se ky vend heq dorë nga programet e tij bërthamore dhe raketore.
Pas tensioneve, lojtarët madrilen i dalin në krah trajnerit ...
Masakra në Sydney, Trump: Ahmed al Ahmed shumë i guximshëm, ...
Dhjetëra të vdekur nga përmbytjet e menjëhershme në Marok
Ylli i Bournemouth në “radarin” e Manchester Uni...
BE-ja diskuton për mbështetjen e Kinës për Rusinë, përfshirë...
Peleshi pret ambasadorët e Vendeve të Ulëta dhe Suedisë