Presidenti amerikan Donald Trump ka vazhduar luftën e fjalëve për tarifat e tregtisë, duke kërcënuar të aplikojë një taksë në importet e makinave nga Bashkimi Evropian.
Trump ka thënë që shtetet tjera kishin përfituar nga SHBA për vite me radhë për shkak të marrëveshjeve të saj “shumë budallaqe”, transmeton portali arbresh.info
‘Lufta’ tregtare nisi të enjten kur z. Trump u zotua të vendosë tarifa më të larta për importin e çelikut dhe aluminit.
Kjo solli një përgjigje të ashpër nga partnerët tregtarë dhe kritika nga FMN dhe OBT.
Shefat e tregtisë së BE-së thuhet se janë duke shqyrtuar ngritjen e tarifave prej 25% në rreth 3.5 miliardë dollarë importe nga SHBA, pas propozimit të z. Trump për një tarifë 25% mbi çelikun e importuar dhe 10% mbi alumin./Arbresh.info/
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi