Presidenti Donald Trump ka kërcënuar me dërgim të ushtrisë për të përmbajtur trazirat civile në SHBA për shkak të vdekjes së afro-amerikanit nën kujdestarinë e policisë.
Ai ka thënë se nëse qytetet dhe shtetet dështojnë të kontrollojnë protestat dhe të “mbrojnë banorët e tyre” ai do të dërgojë ushtrinë dhe të zgjidhë problemin shpejtë për ta, transmeton portali arbresh.info.
Protestat për vdekjen e George Floyd janë përshkallëzuar përgjatë javës së shkuar.
Të martën sherifi i Las Vegas tha se oficer vdiq nga të shtënat me armë, pasi policia bënte përpjeke për të shpërndarë turmën.
Dhjetëra njerëz janë lënduar, pasi autoritetet përdorën gaz lotsjellës dhe forcën për të shpërndarë protestat që kanë përfshirë më shumë se 75 qytete.
Katër oficerë janë qëlluar dhe plagosur të hënën mbrëma gjatë trazirave në Shën Luis, Missouri./arbresh.info/
Miratohet kredia prej 629 milionë euro nga BE për Kosovën
Foshnja 8-muajshe rezulton pozitive për kokainë në Spanjë, a...
Milano-Cortina 2026, Josie Baff fiton të artën
Miratohet Plani i Rritjes, Kosova do të përfitojë 882 milion...
Nis seanca e sotme e Kuvendit, betohen dy deputetë të rinj
Kuvendi pritet t’i ratifikojë marrëveshjet ndërkombëtare