Presidenti amerikan, Donald Trump ka shtuar presionin mbi vendet e BE-së, duke u thënë atyre se kush bën biznes me Iranin le ta harrojë tregtinë me SHBA-të.
“Kushdo që bën biznes me Iranin nuk do të bëjë biznes me SHBA”, ka shkruar ai në “Twitter”, shkruan portali arbresh.info.
Seria e parë e sanksioneve hyri në fuqi gjatë natës, ndërsa sanksione edhe më të ashpra, që kanë të bëjnë me eksportet e naftës, do të fillojnë në nëntor.
Presidenti i Iranit tha se masat janë një luftë psikologjike, që synon të shkaktojë ndasi mes iranianëve.
Sanksionet pasojnë tërheqjen e Shteteve të Bashkuara nga marrëveshja bërthamore, më herët këtë vit. Marrëveshja e negociuar gjatë Presidencës së Barack Obamës parashikonte që Irani të kufizonte aktivitetet e tij bërthamore, në këmbim të heqjes së sanksioneve.
Trump tha se marrëveshja ishte e njëanshme dhe ai beson se rikthimi i presionit ekonomik do të detyrojë Iranin të bjerë dakord për një marrëveshje të re dhe që t’u japë fund aktiviteteve keqdashëse të tij.
Ndërsa BE thotë se heqja e sanksioneve ndaj Iranit nuk synon vetëm raporte të mira tregtare me Iranin, por më e rëndësishmja ndikim pozitiv në jetën e qytetarëve iranian.
Presidenti i Iranit, Hassan Rouhani, vlerësoi lartë BE-në për qëndrimin e saj. /arbresh.info./
Të shtëna me armë zjarri pranë Konsullatës Amerikane në Toro...
Sulm kibernetik ndaj administratës së Kuvendit të Shqipërisë
45-vjeçari në Suharekë bllokon rrugën dhe sulmon policët me ...
QKUK ul tarifën e parkingut, nga 1 euro në 50 cent për orë
Ndërron jetë zyrtari policor Bajram Mustafa
Supremja e Speciales rrëzon kërkesën e Pjetër Shalës për mbr...