Një nga këshilltarët më të afërt të Donald Trump ka thënë për BBC se ‘komenti i Trump për kancelaren gjermane Angela Merkel është keqinterpretuar’.
Donald Trump në një intervistë, ka thënë se ‘Merkel ka bërë gabim katastrofik duke i lejuar të gjithë ata emigrantë dhe refugjatë të hyjnë në vend’, transmeton arbresh.info.
Por, Anthony Scaramucci, tha se presidenti i zgjedhur i SHBA-ve ‘ka respekt të madh për Merkelin’.
Ai gjithashtu ka theksuar se SHBA-të do të fitojnë luftën tregtare me Kinën.
Anthony Scaramucci i ka bërë këto komente në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, ku edhe ka theksuar ‘se komenti i Trump ndaj Merkelit është keqinterpretuar’.
“Ne kemi marrëdhënie të mia me Evropën Perëndimore dhe një gjë e tillë do të vazhdojë edhe gjatë administratës së re”, ka thënë ai./Arbresh.info
Hamza: Saherë ka nevojë për Mitrovicën jam aty
Ylli i Man Cityt drejt kalimit tek Benfica, rol të madh po l...
Aksident tragjik në aksin Levan-Tepelenë, vdes 16-vjeçari
Konjufca: Nga Ferizaj në Lipjan, mbështetje për Albin Kurtin
Papa Leo bën thirrje për ‘guxim’ për t’i dhënë fund luftës n...
Pas Emërllahut, Polissya nënshkruan edhe me Ilir Krasniqin