Presidenti amerikan, Donald Trump, ka bërë të ditur se e ka bërë ndryshimin me efekt të menjëhershëm në mbrojtjen e afërt nga Shërbimi Sekret amerikan për Hundet dhe Ashley Bidenit, djalin dhe vajzën e ish-presidentit Joe Bien.
Trump shkroi në rrjetin social “Truth” se Hunter Biden ka pasur mbrojtje nga Shërbimi Sekret për një periudhë të gjatë kohor, dhe sipas tij, të gjitha të paguara nga tatimpaguesit amerikanë.
“Ju lutemi, kini parasysh se Hunter Biden nuk do të marrë më mbrojtje nga Shërbimi Sekret, po ashtu, Ashley Biden, e cila ka 13 agjentë, do të hiqet nga lista”, tha Trump, shkruan The Guardian.
Ish-presidentët amerikanë dhe bashkëshortet e tyre marrin mbrojtje të përjetshme të Shërbimit Sekret sipas ligjit federal, por mbrojtja që u ofrohet familjeve të tyre të afërta mbi moshën 16 vjeçare përfundon kur ata të lënë detyrën, megjithëse si Trump ashtu edhe Biden i zgjatën mbrojtjet për fëmijët e tyre për gjashtë muaj para se të largoheshin nga detyra.
Hoti: Shqetësuese mbetet mungesa e transparencës në dialogun...
“Urime pirat” – Muriqi mbush 32 vjeç, merr urim special nga ...
Aksidenti me vdekje në Tiranë, plagoset edhe një punonjës po...
Macron nis vizitë dy-ditore në Greqi, në fokus marrëveshjet ...
Eskaloi me gjuhën ndaj Vlora Çitakut – Fatos Geci pendohet, ...
Marrëveshja për Bordin e Paqes futet në rend dite në seancën...