Presidenti Donald Trump i ka dhënë Agjencisë Qendrore të Inteligjencës autoritet të ri për të kryer sulme me dron kundër militantëve të dyshuar, raporton ËSJ.
Ky veprim do të jetë një ndryshim i politikës së ish presidentit Barack Obama për kufizimin e rolit paramilitar të CIA-s, transmeton portali arbresh.info.
Shtëpia e Bardhë, Departamenti amerikan i Mbrojtjes dhe CIA nuk e kanë komentuar këtë veprim të Trumpit.
Obama kishte kërkuar që të ndikojë udhëzimet globale për përdorimin e sulmeve të telekomanduara, pasi edhe kombet tjera filluan të ndjekin programet e tyre të dronëve.
Shtetet e Bashkuara ishin të parat që përdorën avion pa pilot të pajisur me raketa për të vrarë militantët e dyshuar në vitet e pas 11 shtatorit 2001./Arbresh.info
Edhe emocionet e lumtura mund të shkaktojnë të ngrënit e tep...
“Përshkallëzim i rrezikshëm”, Emiratet e Bashkuara Arabe: Tr...
Barcelona e pandalshme në ‘Camp Nou’, mposht Betisin
Mexhiti i VLEN reagon disa orë para protestës: Provimi i jur...
Qendra Sociale në Fushë Kosovë me nevojë urgjente për staf
Ultimatumi i ri i Trumpit ndaj Iranit: Koha po mbaron