Gjatë bisedës telefonike me Rodrigo Duterten mbi Korenë e Veriut, Donald Trump e ka ftuar homologun e tij të shumëdiskutuar filipinas në Shtëpinë e Bardhë.
Në deklaratën e lëshuar nga zyra e shtypit e Presidentit amerikan, thuhet se Trump dhe Duterte patën një bisedë shumë miqësore, ku u prekën ndër të tjera çështjet e sigurisë rajonale në Azinë juglindore dhe lufta kundër drogës në Filipine. Ndonëse njoftimi nuk sqaron nëse Duterte do ta kryejë vërtet këtë vizitë, aty nënvizohet se Trump e pret me padurimin mbërritjen e kreut të shtetit filipinas në muajin nëntor.
Disa orë përpara telefonatës, Duterte i ishte lutur Shteteve të Bashkuara të tregohen të përmbajtur me Korenë e Veriut, duke shtuar se dy kombet po luajnë me “lodrat e tyre tejet të rrezikshme”. Me Donald Trump, Duterte ka ndryshuar qëndrimin ndaj Uashingtonit, të cilit dikur pat lënë të kuptohej se donte t`i largohej, ndërsa përdori dhe një sharje të rëndë kundër Barack Obama, çka detyroi atëherë Shtëpinë e Bardhë të hiqte dorë nga planet për bisedime dypalëshe.
OVL UÇK-ja nis mobilizimin e degëve, për protestën e 17 shku...
KFOR-i gjerman patrullon në veri
Komunat në veri votojnë sërish për t’u tërhequr nga Asociaci...
Kurti priti në takim Schnetzer, diskutuan për zhvillimet akt...
Kërkohet paraburgim për 4 komisionerë dhe një kryesues të KK...
Normalizohet qarkullimi i mauneve në kufirin me Serbinë, pas...