Trump falenderon Iranin: Urime botë, është koha për paqe

07:32 | 24 Qershor 2025
E.K

Presidenti Donald Trump falenderoi të hënën Iranin për “njoftimin e hershëm” pasi vendi sulmoi një bazë ajrore amerikane në Katar, duke shtuar se do të donte që Teherani të “vazhdonte drejt Paqes dhe Harmonisë në Rajon dhe do ta inkurajonte me entuziazëm Izraelin të bënte të njëjtën gjë”.

“Ndoshta Irani tani mund të vazhdojë drejt Paqes dhe Harmonisë në Rajon, dhe unë do ta inkurajoj me entuziazëm Izraelin të bëjë të njëjtën gjë”, shkroi ai.

“Irani zyrtarisht i është përgjigjur shkatërrimit tonë të objekteve të tyre bërthamore me një përgjigje shumë të dobët, të cilën e prisnim, dhe e kemi kundërshtuar në mënyrë shumë efektive. Më e rëndësishmja, të gjitha u kapën nga ‘sistemi’, shpresojmë se nuk do të ketë më URREJTJE. Dua ta falënderoj Iranin që na dha njoftim të hershëm, gjë që bëri të mundur që të mos humbiste asnjë jetë dhe të mos lëndohej askush”, shkroi presidenti në një postim në Truth Social.

“ASNJË amerikan nuk u lëndua dhe dhe “pothuajse asnjë dëm nuk u shkaktua”, në sulmin me raketa iraniane. 14 raketa u qëlluan nga Irani, 13 prej të cilave u “rrëzuan” dhe një tjetër u drejtua në një “drejtim jo kërcënues”, shtoi Trump.

Në një postim të dytë në Truth Social, Trump falënderoi Emirin e Katarit për “gjithçka që ka bërë në kërkimin e Paqes për Rajonin”. Në një të tretë, presidenti shkroi: “URIME BOTË, ËSHTË KOHA PËR PAQE!”