Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka zbuluar emrin e personit që ai synon ta ketë në krye të Inteligjencës Kombëtare amerikane.
Trump ka bërë të ditur se ka propozuar kongresistin John Ratcliffe për t’u bërë drejtor i Inteligjencës Kombëtare.
“Do ta kishim kompletuar procesin më herët, por Johni ka dashur të presim derisa të kryhej raporti i Inspektorit të Përgjithshëm”, ka shkruar Trump, në rrjetin social Twitter.
“John është burrë i jashtëzakonshëm, me talent të shkëlqyeshëm!”, është shprehur Trump.
Nëse aprovohet nga Senati amerikan për ta marrë detyrën e re, Ratcliffe do ta zëvendësojë ushtruesin e detyrës së shefit të Inteligjencës Kombëtare, Richard Grenell.
Presidenti Trump e kishte emëruar ditë më parë Grenellin si ushtrues detyre të drejtorit, në një hap që ishte kuptuar si përpjekje e tij për të blerë kohë për propozimin e tij përfundimtar për udhëheqës të inteligjencës amerikane.
Grenell është gjithashtu i dërguar i posaçëm i Trumpit për dialogun Kosovë-Serbi, dhe po ashtu ambasador i Shteteve të Bashkuara në Gjermani./blic/
Punime në rrjet, këto vende do të mbesin sot pa rrymë
Rreth 64 mijë aplikime nga diaspora për votimet e 28 dhjetor...
SHBA i cakton afat 2027-ën Europës që ta marrë drejtimin e m...
Shpërthejnë luftime vdekjeprurëse në kufirin midis Pakistani...
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi: Nëse kualifikohemi, ky do t...
Zgjedhjet e 28 dhjetorit, sot afati i fundit për ta ndërruar...