Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se tashmë e kanë kontrollin totale mbi hapësirën ajrore të Iranit.
Trump u shpreh se Irani kishte pajisje të mira për ndjekjen e objektivave ajrore dhe pajisje të tjera mbrojtëse, por sipas tij, “ato nuk krahasohen me ‘gjërat’ e krijuara, konceptuara dhe prodhuara nga amerikanët”.
“Tani e kemi kontrollin e plotë dhe total mbi hapësirën ajrore të Iranit. Irani kishte pajisje të mira për ndjekjen e objekteve ajrore dhe pajisje të tjera mbrojtëse dhe kishte me bollëk, por ato nuk krahasohen me ‘gjërat’ e krijuara, konceptuara dhe prodhuara nga amerikanët. Askush nuk e bën më mirë se ShBA-ja”, tha Trump, transmeton Klankosova.tv.
Presidenti amerikan kishte dalë me shpejtësi nga takimi i G7, ku ishte nisur për në Uashington, teksa dje i ka bërë thirrje qytetarëve të Iranit që të evakuohen pas luftimeve me Izraelin.
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...