Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do të kryesojë takimin e parë të Bordit të Paqes të enjten, i cili do të merret me çështje të pazgjidhura për të ardhmen e Gazës.
Takimi pritet të përfshijë përfaqësues nga mbi 45 shtete. Çarmatimi i militantëve të Hamasit, madhësia e fondit për rindërtimin dhe shpërndarja e ndihmës humanitare për popullsinë e Gazës, e cila ka vuajtur nga lufta, janë disa nga temat që mund të vënë në provë efektivitetin e bordit në muajt e ardhshëm, sipas Reuters.
Trump do t’i drejtohet këtij grupi në Institutin Amerikan të Paqes Donald J. Trump në Uashington, një ndërtesë që presidenti e ka rinemuar, dhe do të njoftojë se shtetet pjesëmarrëse kanë grumbulluar 5 miliardë dollarë për fondin e rindërtimit.
Hetime për telefona në Paraburgimin e Hajvalisë, intervistoh...
Pas reagimeve të ashpra mbi lidhjet me Epstein, Bill Gates a...
Shoferi i autobusit kapet duke përdorur telefonin gjatë vozi...
Dita e ndeshjes: Drita–Celje, kampionët e Kosovës kërkojnë t...
Mblidhen njëmbëdhjetë komisione parlamentare
Bërnjak: Gjatë kontrollit, policia gjen në një veturë vulë d...