Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, njoftoi në Twitter se SHBA do të blejë produkte të mishit dhe qumështit në vlerë prej tre miliardë dollarësh.
”Këto produkte do të blihen në mënyrë absolute tek fermerët amerikanë që nga java e ardhshme për t’u përdorur tek mensat dhe qendrat e shpërndarjes së vakteve për më të dobëtit, në këtë urgjencë koronavirusi”, theksoi Trump.
Ky aksion i presidentit vjen si një veprim për të shmangur mungesën e mallrave blegtorale, si dhe për të ndihmuar fermerët në nevojë dhe, mbi të gjitha, për të mbështetur thelbin e fortë të bazës së tij elektorale./atsh/
Blendi Fevziu publikon përgjigjet e patransmetuara të Thaçit...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Fede Valverde reagon për herë të parë pas përplasjes me Aure...
Irani ka sulmuar tre shkatërrues amerikanë pranë Ngushticës ...
Akt barbar: Dëmtohet lapidari i UÇK-së në Binxhë të Klinës
Aston Villa e Freiburg fitojnë me përmbysje dhe sigurojnë fi...