Presidentit Donald Trump dhe zëvendës Presidenti Mike Pence dhe zyrtarëve të tjerë të lartë të SHBA do t’u ofrohet vaksina për Covid-19 nga e hëna, raporton Reuters.
Personeli thelbësor në Shtëpinë e Bardhë dhe zyrtarë të caktuar brenda tre degëve të qeverisë do të vaksinohen brenda 10 ditëve të ardhshme, i thotë një burim agjencisë së lajmeve.
Shtetet e Bashkuara filluan shpërndarjen e vaksinave në mbarë vendin të dielën, ndërsa përparësi kanë punonjësit e kujdesit shëndetësor dhe rezidentët e shtëpive të të moshuarve.
Të paktën 2.9 milion doza fillestare do të dorëzohen deri të mërkurën, ndërsa zyrtarët thonë se 20 milion amerikanë mund ta marrin regjimin me dy injektime deri në fund të vitit dhe 100 milion deri në mars./medial/
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...