Dy nëndetëse bërthamore amerikane janë pozicionuar në “rajonet e duhura” me urdhër të presidentit Donald Trump pas deklaratave të ish-presidentit rus, Dmitry Medvedev, se Moska mund të përdorë arsenalin e vet bërthamor në rast të një konflikti të mundshëm.
Deklarata e ish-presidentit rus, i cili tani është në krye të Këshillit të Sigurisë së vendit, erdhi si reagim ndaj një mesazhi të mëhershëm të presidentit Trump, i cili i la afat Rusisë “10 ditë duke nisur nga sot” për të arritur një marrëveshje për armëpushim me Ukrainën.
“Bazuar në deklaratat shumë provokuese të ish-presidentit të Rusisë, Dmitry Medvedev, që tani është Zëvendëskryetari i Këshillit të Sigurisë të Federatës Ruse, kam urdhëruar dy Nëndetëse Bërthamore që të pozicionohen në rajonet e duhura, vetëm në rast se këto deklarata idiote dhe luftënxitëse janë më tepër se aq. Fjalët janë shumë të rëndësishme dhe shpesh mund të sjellin pasoja të papritura. Shpresoj që ky të mos jetë një nga ato raste. Ju faleminderit për vëmendjen rreth kësaj çështjeje!” shkroi presidenti Trump në rrjetet sociale./atsh
Ikonat e futbollit në një vend, Ronaldinho, Kaka dhe Adriano...
IQMT rrit kontrollet dhe konfiskon produkte jashtë standarde...
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë
Plani operativ “Stop Drogave” në Prishtinë/ Arrestohen 8 per...
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...