Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Trump ka denoncuar supremacistët e bardhë dhe neonazistët si përgjegjës për dhunën në Charlottesville të Virxhinias, transmeton arbresh.info.
“Ne e dënojmë fuqishëm një racizëm dhe dallime të tilla, këto nuk kanë vend në Amerikën e sotme.” Ka thënë të hënën presidenti Trump.
Sipas tij Amerika është ndërtuar mbi barazinë e racave dhe ëndrrën për një të ardhme më të mirë. Sipas Trump ata që bëhen racist e cenojnë vetë bazën e ëndrrës amerikane.
Presidenti, gjithashtu ka shprehur ngushëllime për Heather Heyer, vajzën që humbi jetën në këto përleshje të tmerrshme, si dhe për vdekje e dy oficerëve që po monitoronin nga lart në helikopterin që shpërtheu./Arbresh.info/
Shtrenjtohet pemët, perimet e mishi, ASK njofton për rritje ...
Aksidenti tragjik, ky është 19 vjeçari nga Rahoveci që vdiq ...
Përfundojnë bisedimet e fazës së parë ShBA-Iran
Vjosa Osmani merr pjesë në varrimin e babait të Albulena Hax...
Trump: Po fillojmë procesin e pastrimit të Ngushticës së Hor...
Gazetari shqiptar që vepron në Amerikë: Kjo ishte historia m...