Presidenti amerikan, Donald Trump ka akuzuar Meksikën se po u vjedh ujin fermerëve të Teksasit.
Ai ka kërcënuar këtë vend me tarifa doganore shkaku i shkeljes së një marrëveshjeje ndërkombëtare.
“Meksika i detyrohet Teksasit 1.3 milionë akra-këmbë ujë sipas Marrëveshjes për Ujin të vitit 1944, por për fat të keq, Meksika po e shkel këtë detyrim kontraktual. Kjo është shumë e padrejtë dhe po u shkakton dëm të madh fermerëve në jug të Teksasit”, ka shkruar Trump në rrjetin social Truth Social.
Ai shtoi se “do të vazhdojmë të rrisim pasojat, përfshirë tarifat doganore, e ndoshta edhe sanksionet, derisa Meksika ta zbatojë marrëveshjen dhe t’ia kthejë Teksasit ujin që i takon!”
Nga ana tjetër, presidentja meksikane Claudia Sheinbaum ka deklaruar në platformën X se rajoni kufitar është goditur nga një thatësirë trevjeçare dhe se Meksika po i përmbush detyrimet e saja sipas marrëveshjes “në përputhje me disponueshmërinë e ujit”./abcnews.al
Takimi me ambasadorin amerikan në NATO, Kurti: Bashkëpunimi ...
Portland e 76sers barazojnë serinë, LA Lakers shënon fitoren...
Shënohet Dita Ndërkombëtare e Tokës
Rama ndan pamje nga punimet në rrugën Fier–Kthesa e Patosit–...
Kush do të kompensohet nga pasaktësitë në njehsorët elektrik...
“Irani në kolaps financiar”/ Trump: Janë të dëshpëruar që Ho...