Një tren i shpejtësisë së lartë që ishte nisur nga qyteti i Bochumit për në Berlin ka dalë nga binarët në afërsi të një stacioni hekurudhash në Dortmund.
Incidenti ndodhi rreth orës 16:47 në kohën kur treni po ndërronte hekurudhat, transmeton portali arbresh.info.
Askush nuk është lënduar në këtë incident, sipas mediave. Shkaku i daljes nga binarët nuk dihet.
Aksidenti më i madh i shkaktuar nga dalja e binarëve ka ndodhur në vitin 1998, kur treni u përplas me një urë duke bërë që të shembet. Incidenti la 101 të vrarë dhe 88 të plagosur./Arbresh.info
Dy të vdekur në aksidente dhe mbi 2 mijë gjoba në 24 orët e ...
Çfarë moti do të mbajë këtë fundjavë?
Princesha e Norvegjisë thotë se është ‘manipuluar dhe mashtr...
Gjakovë: Ende i mbyllur dhe me shirit të policisë lokali ku ...
Ndahet nga jeta ish-inspektori i arsimit
Erdogani uron Fitër Bajramin: Zoti e shkatërroftë Izraelin