Tre persona u vranë dhe gjashtë të tjerë u plagosën, në mesin e të cilëve edhe një foshnje, gjatë bombardimeve në qytetin jugor të Ukrainës, Herson, tha të hënën guvernatori lokal, Oleksandr Prokudin.
Në fund të vitit të kaluar, trupat ruse e braktisën qytetin e Hersonit dhe bregun perëndimor të lumit Dnjepër, por tani po i granatojnë rregullisht këto zona nga pozicionet në bregun lindor.
Dy persona u vranë dhe katër të tjerë u plagosën gjatë granatimeve në pjesën qendrore të qytetit, tha Prokudin në Telegram.
Në një tjetër mesazh, guvernatori tha se një spital në qytet u sulmua nga rusët, ndërsa më herët të hënën një veturë u qëllua në periferi të Hersoni, ku mbeti i vrarë një person dhe u plagosën një foshnje dymuajshe dhe nënën e saj
Ndërkohë, Ushtria e Ukrainës tha të shtunën vonë se situata në lindje dhe në jug të vendit “mbetet e vështirë”, duke përmendur sulmet e shpeshta ajrore dhe raketore ruse, në ditën kur Ukraina e shënoi përvjetorin e parë të çlirimit të qytetit strategjik, Herson./rel
SHBA sekuestron anije iraniane, paralajmërohen bisedime të r...
Aktakuzë ndaj të pandehurit për shitblerje të narkotikëve
Dienit Isufi, “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Shpallja e aktgjykimit për rastin ”Banjska” këtë javë
BE dhe OKB: Duhen 71.4 miliardë dollarë për rindërtimin e Ga...
Rama për “Kathimerinin”: Çështja e pronave nuk lidhet vetëm ...