Policia franceze ka arrestuar tre nga katër të dyshuarit për grabitjen e muzeut të Luvrit në Paris muajin e kaluar.
Edhe pse dy hajdutë që hynë me forcë në muze dhe një nga shoferët që priste të largoheshin janë prangosur, bizhuteritë e paçmuara me vlerë 100 milionë dollarë, si dhe i dyshuari i katërt, ende nuk janë gjetur, raporton The New York Times
Grabitja ndodhi në mes të ditës më 19 tetor, duke tronditur Francën dhe botën.
Dy hajdutë çanë një dritare në katin e dytë të muzeut dhe vodhën bizhuteri nga dy vitrina xhami në Galerinë Apollo në më pak se dhjetë minuta. Ata ikën në të njëjtën rrugë duke përdorur një shkallë mekanike të montuar në një kamion, ku dy bashkëpunëtorë po i prisnin me motoçikleta të fuqishme.
E gjitha ndodhi ndërsa vizitorët dhe rojet e sigurisë ishin brenda galeri.
Orav sinjalizon se BE mund të kërkojë rrugë tjera për zbatim...
Sorensen thotë se ka arritur të sigurojë harmonizim me SHBA’...
Kosova U21 publikon listën për ndeshjet e marsit
Bordi i Paqes dorëzon propozimin për çarmatosjen e Hamasit
Rama: Historia do mbajë mend vetëm një emër, Partinë Sociali...
Haradinaj: Mbështetje dhe barazi për personat me Sindromën D...