Organizata Ndërkombëtare për Migracion (IOM) bëri të ditur sot se gjatë këtij viti përmes Mesdheut për në Evropë kanë mbërritur rreth 200 mijë persona, ndërsa gjatë këtij kalimi kanë humbur jetën rreth 3 000 të tillë.
“Deri tani kanë vdekur 2 809 persona, krahasuar me 1 838 të vdekur në muajt e parë të vitit 2015”, tha Joel Millman, zëdhënës i IOM-it.
Sipas të dhënave të IOM-it, 376 refugjatë kanë vdekur në detin Egje mes Turqisë dhe Greqisë, ndërsa 2 427 refugjatë kanë humbur jetën duke tentuar që të arrijnë në Itali nga Afrika Veriore, në të shumtën e rasteve nga Libia.
”Sivjet në Evropë kanë arritur 206 400 refugjatë, prej tyre 156 782 kanë ardhur nga Turqia në Greqi, ndërsa 48 527 kanë arritur në Itali”, theksoi IOM-i. /AA/
Trevon Allen ndahet me Golden Eagle Yllin
E kryer, Kristjan Asllani kalon në formë huazimi tek Besikta...
Virusi i rrezikshëm rikthehet në Azi, Nipah ndez alarmin glo...
Flick: Është e qartë se duhet të përmirësohemi, pjesa e dytë...
Avokati i familjes Ademaj: Ka prova se Naim Murseli e ka tra...
Transportuesit në Mal të Zi i japin fund bllokadës së trafik...