Policia Metropolitane e Londrës njoftoi se i ka arrestuar dy persona të dyshuar për vrasje pas therjes për vdekje të tre burrave.
Organet e sigurisë pranuan një telefonatë në orën 7 e 38 minuta të mbrëmjes së të dielës sipas kohës lokale rreth një përleshjeje në rrugën “Elmsteam”.
Besohet se viktimat, të cilat u shpallën të vdekura në vendin e ngjarjes, i përkasin moshës nga 20 deri 30-vjeçare.
Zyrtari policor, Stephen Clayman, tha se personat e arrestuar janë njëri 29 vjeç, ndërsa tjetri 39 vjeç dhe se viktimat dhe të dyshuarit njiheshin mes vete.
“Ne besojmë se personat e përfshirë në këtë rast janë pjesëtarë të komunitetit Sikh. Ajo ishte një skenë e tmerrshme dhe ne u shprehim ngushëllime familjeve dhe personave të prekur nga kjo ngjarje”, tha Clayamn.
Ai shtoi se policia ende është duke e hetuar motivin e sulmit, por e kanë përjashtuar mundësinë e aktit terrorist, shkruan “Independent”, transmeton Gazeta Express.
Thaçi dhuron veturën zyrtare për OVL e UÇK-së së Obiliqit
Kurti dhe Vitia nesër vizitojnë Odën e Mjekëve të Kosovës
Guterres thirrje Iranit: Dialogu i domosdoshëm për të shmang...
KQZ po planifikon ta përmbyllë rinumërimin nesër
Debati i ashpër me Rogertin, Gimbo shpërthen në lot në dhomë...
Skandaloze: Tifozët e Celta Vigos shpalosin flamurin e Kosov...