Informacione të reja dalin në dritë rreth ngjarjes tragjike që tronditi fshatin Épagny të kantonit Fribourg, ku një burrë me origjinë nga Kosova dyshohet se vrau bashkëshorten e tij dhe më pas kreu vetëvrasje më 10 prill 2025.
Detajet e fundit zbulojnë aspekte edhe më dramatike të këtij rasti të rëndë.
Burime të besueshme bëjnë të ditur se autori i dyshuar, rreth 42 vjeç, kishte një të kaluar problematike me bashkëshorten e tij. Gruaja, rreth 38 vjeçe, kishte ngritur më parë padi për dhunë në familje ndaj tij.
Mësohet se burri sapo kishte dalë nga burgu pas një dënimi të shkurtër për shkak të kësaj akuze, vetëm pak kohë para se të kryhej krimi tragjik, shkruan albinfo.ch.
Një element tjetër shqetësues i zbuluar së fundmi është se gjatë incidentit, krahas armës së zjarrit, dyshohet se autori ka përdorur edhe një granatë.
Ky detaj rrit dyshimet se ngjarja ka qenë e mirëplanifikuar dhe e përgatitur paraprakisht.
Po ashtu, burime pranë hetimit kanë konfirmuar se zjarri që shkatërroi shtëpinë ku u gjetën trupat e viktimave ishte ndezur qëllimisht nga vetë autori pas aktit të vrasjes së bashkëshortes.
Kjo tragjedi ka nxitur një debat të fortë në komunitetin lokal dhe në atë shqiptar rreth rëndësisë së reagimit të hershëm ndaj dhunës në familje dhe rrezikut real që ajo përbën për jetën e viktimave.
EKSKLUZIVE – MPB shkarkon 15 ish-roje serbë të urës në Mitro...
Kosova përfshihet në listën e vendeve të sigurta të BE-së si...
Publikohen pamjet e para nga sulmi tragjik në Kanada, ku 9 p...
Sulmi me armë në shkollën kanadeze/ Begaj: Dënojmë aktet e d...
Lirohet nga arresti mësimdhënësi që ushtroi dhunë ndaj nxënë...
Zyrtare/ Valon Berisha transferohet tek Zurich