Tre gra vdiqën në një tryezë Krishtlindjesh në qytetin e Torres, Brazil, pasi hëngrën tortë.
Tatiana Denize Silva dos Anjos, 43 vjeç dhe Maida Berenice Flores da Silva, 58 vjeç, vdiqën pasi hëngrën ëmbëlsirën e Krishtlindjes. Ndërkohë, motra e Maidës, Neuza Denize, Silva dos Anjo, 65 vjeç, u dërgua me urgjencë në spital në gjendje kritike dhe dha frymën e fundit.
Ëmbëlsira që 58-vjeçarja përgatiti me motrën e saj 65-vjeçare është një Bolo de Natal, një ëmbëlsirë braziliane e Krishtlindjeve. Pasi hëngrën tortën, tre anëtarë të tjerë të familjes u ndjenë të sëmurë.
Sipas globo.com, rezultatet e analizave të para laboratorike treguan praninë e arsenikut në të paktën një nga viktimat si dhe te dy të mbijetuarit. Informacioni u konfirmua për RBS TV nga oficeri i policisë Marcos Vinícius Veloso, i cili drejton hetimin.
Sipas oficerit të policisë që drejtonte hetimet, gruaja që përgatiti tortën ishte e vetmja në shtëpi që hëngri dy feta nga ëmbëlsira. Përqendrimi më i lartë i helmit u gjet në gjakun e saj. Policia është ende duke hetuar rastin./abcnews.al
Kryeministrja e Danimarkës: Trump ende i interesuar për ta m...
Parashikimi i motit në Shqipëri/ Si do variojnë temperaturat...
Përvjetori i Pavarësisë së Kosovës shënohet në Kapitolin e S...
Baby G eliminohet nga Big Brother VIP Albania
Trump i jep Iranit një muaj afat: Përndryshe, do të pasojnë ...
Via Ferrata dhe Ura Tibetiane në Jezerc të Ferizajt rrisin t...