15 persona kanë humbur jetën në Sri Lanka pasi një autobus pasagjerësh ka dalë nga rruga dhe është rrëzuar nga një shkëmb i lartë 300 metrash.
Sipas një zëdhënësi të policisë, 16 persona të tjerë kanë mbetur të lënduar, përfshirë pesë fëmijë. Aksidenti ndodhi në një rrugë malore pranë qytetit Wellawaya, rreth 280 km lindje të kryeqytetit Colombo, të enjten në mbrëmje.
Zëdhënësi tha se hetimi fillestar i policisë ka treguar se autobusi po lëvizte me shpejtësi të madhe kur drejtuesi i tij humbi kontrollin. Autobusi u përplas me një mjet tjetër dhe me gardhet e rrugës, para se të binte nga gremina.
Pamjet televizive lokale treguan autobusin e dëmtuar rëndë në fund të greminës, ndërsa ekipet e shpëtimit – përfshirë ushtarë, policë dhe vullnetarë – nxirrnin personat e lënduar gjatë gjithë natës.
Planifikonin sulme para festave të fundvitit, Turqia arresto...
Carragher e vendos Xhakën në formacionin më të mirë të gjysm...
Kurti në familjen e heroit Mujë Krasniqi:Obligim mos ta harr...
Van Basten për Yamal: Pa asnjë hije dyshimi ai është futboll...
A do t’i lejohet Calit pjesëmarrja në varrimin e babait? – f...
Bellingham nën presion, Tuchel në “halle” –...