Dy pacientë vdiqën dhe një infermiere u plagos duke marrë plagë të rënda ne trup nga flakët e zjarrit në një spital Covid-19 në qytetin qendror rumun të Ploiesti.
Zyrtarët kanë filluar të inspektojnë rregullisht linjat e oksigjenit dhe lejet e zjarrit në spitale, shkruan Abc News, transmeton arbresh.info
Në këtë spital në momentin e shpërthimit të zjarrit gjendeshin më shumë se 17,400 pacientë me Covid-19, përfshirë 310 fëmijë, që po trajtoheshin në njësitë e kujdesit intensiv.
Zjarri u shua shpejt pasi kishte përfshirë vetëm një dhomë. Pesëmbëdhjetë pacientë u transferuan në krah në një spital tjetër.
Kjo nuk është hera e parë kur një spital në Rumani përfshihet nga flakët pasi në Tetor, një zjarr vrau nëntë persona në njësinë e kujdesit intensiv të një spitali në qytetin lindor të Konstancës. Edhe para pandemisë, Rumania kishte një nga infrastrukturat më pak të zhvilluara të kujdesit shëndetësor të BE-së.
Edhe në qytetin e Piatra Neamt në Nëntor të vitit 2020, 10 persona vdiqën si pasojë e zjarrit që shpërtheu në njësinë e kujdesit intensiv ku po qëndronin pacientët të cilët kuroheshin nga tipi i ri i koronavirusit.
Rumania ka shkallën e dytë më të ulët të vaksinimit në Bashkimin Evropian dhe një nga normat më të larta të vdekshmërisë nga Covid-19 në botë. / arbresh.info/
77-vjetori i NATO-s, Haradinaj: Kosova i mbetet përjetësisht...
Rama: Nis pastrimi i mbeturinave në MAT-1, apel për qytetarë...
Investimet në Plazhin e Vjetër në Vlorë, Rama: I jep përmasa...
Barcelona cakton buxhetin maksimal për Alvarez – gati ta për...
Turqia goditet nga një tërmet me magnitudë 5.2 ballë
Pacolli uron Pashkët: Paqe, dashuri dhe shëndet për të gjith...