Të paktën 100 emigrantë janë mbytur sot në Libi, mes tyre edhe tre fëmijë.
Siç duket edhe nga këto pamje të rënda, tre fëmijët e pajetë u nxorën në breg të detit, të veshur me rroba me ngjyrë të ndezur që të linin përshtypjen sikur ishin duke fjetur.
Emigrantët humbën jetën pasi varka me të cilin ata po udhëtonin drejt Europes u mbyt në Tripoli.
Trupat e pajetë të tre fëmijëve u gjetën nga roja bregdetare, ndërsa 14 persona të tjerë janë shpëtuar.
Tragjedia vjen në një kohë kur krerët e Bashkimit Europian përshëndetën arritjen e një marrëveshje të re mbi migracionin që mund të parandalojë kalimet e rrezikshme të emigrantëve përgjatë Mesdheut.
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë