Polly Chowdhury,35-vjeçare, vrau vajzën e saj Ayesha Ali, 8 vjeç, pasi mendonte se ajo ishte e ‘pushtuar nga djalli’. Chowdhyri u shty drejt këtij akti nga e dashura e saj, e cila ishte e fiksuar pas vampirëve dhe kishte krijuar një botë fantastike në Facebook.
E dashura e 35-vjeçares, Kiki Muddar, kontrollonte partneren e saj nëpërmjet personazheve të lojës dhe e detyronte të kryente veprime, që të plotësonte nevojat e saj sado-mazokiste, nevoja këto që binin mbi kurrizin e vajzës së vogël.
Policia e gjeti minorenen lakuriq në dhomën e saj, me 56 dëmtime të ndryshme në trup. Gjithashtu uniformat blu arritën të siguronin letra të shkruara nga vajza e vogel, ku premtonte që do të sillej më mire, kështu që nëna me ‘njerkën’ nuk do ta dënonin më.
Gruaja e lante vajzën e saj me ujë të ftohtë, e detyronte të hante derisa 8-vjeçarja të sëmurej dhe e detyronte të pastronte banjën që të largonte ‘shpirtrat e këqinj’.
Babai i vajzës, Afsar Ali, 35 vjeç, është i dëshpëruar. “Ish-gruaja ime ra pre e fqinjës magjistricë,- u shpreh ai,- gjithçka që duhet të bënim ishte të mbronim ëngjëllin tonë”.
BBC: Messi nuk do të rikthehet në Barcelonë
Bugajski për tensionet në veri: Kemi pritur qasje më të menç...
Komandanti i KFOR-it: Po të mos ndërhynim në veri, tani do t...
Tottenham refuzon ta shes Kane te United
Humb jetën turisti gjerman në Shqipëri
Vuçiq: Serbia i zbatoi të gjitha obligimet ndërkombëtare, Ko...