Është kapur në befasi në rrugë nga një tornado i rrezikshëm, ndërsa mbante në duar edhe foshnjës e saj të vogël.
Kjo i ka ndodhur një nëne të re në juglindje të Queensland në Australi. Stuhia masive ka sjellë rënie të breshrit të një madhësie sa topi i tenisit.
Fiona Simpson po shëtiste me gjyshen dhe foshnjën e saj gjatë stuhisë, kur copëzat e akullit ranë mbi trupin e tyre.
Ajo ka mbetur e mbuluar me plagë dhe gërvishtje pas përpjekjeve për të mbrojtur vajzën e saj të vogël.
Gruaja ka pësuar prerje në fytyrë dhe shpinë, ndërkohë që vajza e saj e vogël është goditur nga një kokërr e madhe breshëri në kokë, pavarësisht përpjekjeve të dëshpëruara të nënës për të mbrojtur fëmijën me trupin e saj.
Gruaja i ka postuar fotot në Facebook duke shkruar:-“Mësova se kurrë nuk do të shëtis apo drejtoj makinën në kohë të keqe”.
Banorët e Tansey, një qytet i vogël 250 km në veri të Brisbanit, u zgjuan të premten nga stuhia e frikshme, e cila shkatërroi shtëpitë dhe fermat.


Dardanët sot mbajnë stërvitjen e fundit para finales me Turq...
Kombëtarja e Turqisë sot vjen në Kosovë, vendos të mos stërv...
Nafta rritet mbi 3% në Azi
Tërmet në Shqipëri
Rama për shembjen e tokës: Primare restaurimi i rrymës dhe u...
Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të ...