Dy atletë kanë rezultuar pozitivë me koronavirus në fshatin Olimpik të Tokios, të shtunën, pesë ditë para fillimit të këtyre lojërave.
Organizatorët kanë thënë se dyshja janë nga i njëjti ekip dhe anëtarët e tjerë të ekipit po izolohen në dhomat e tyre.
Në total, organizatorët kanë raportuar 10 raste të reja të infektimit të cilat lidhen me olimpiadën, duke përfshirë mediat, kontraktorët dhe personelin tjetër.
Shkalla e infeksionit po rritet në mesin e popullatës së përgjithshme të Tokios, duke kaluar 1000 raste të reja për katër ditë me radhë.
Ndërkaq, sondazhet tregojnë se shumë japonezë janë kundër mbajtjes së lojërave duke pasur parasysh rrezikun nga fluksi i madh i vizitorëve që vijnë nga jashtë, transmeton Klankosova.tv.
Zëdhënësi i Tokio 2020, Masa Takaya është shprehur se tre rastet “ishin nga i njëjti vend dhe sport”.
Ata janë “të izoluar në dhomat e tyre dhe Tokio 2020 po u jep ushqim atyre”, ka pohuar ai, duke shtuar se pjesa tjetër e ekipit e cila nuk është identifikuar po ashtu janë testuar.
Rrahu e kërcënoi nxënësit e shkollës fillore në Kamëz, shpal...
Galatasaray eliminon Juventusin në një ndeshje dramatike
Trump telefonatë me Zelensky/ Diskutime për takimin e ardhsh...
Vengu: Shqipëria drejt përfshirjes në Forcën e Stabilizimit ...
BE: Asnjë rrezik për mungesë nafte në Hungari dhe Sllovaki
Çitaku kundër kandidaturës së Osmanit: S’i trajtoi barabarte...