Trupi i një vajze 4-vjeçare është hedhur në një bunar në Indi pasi paraprakisht ishte dhunuar dhe vrarë.
Policia indiane tha se vajza e vogël është dhunuar të enjten në mbrëmje, ndërsa trupi i saj është gjetur në një pus të premten në mëngjes në rajonin Madhya Pradesh, shkruan “Daily Mail”.
“Raporti post-mortem ka treguar se vajza ka qenë e sulmuar seksualisht dhe është vrarë. Rasti është regjistruar dhe personat e dyshuar janë duke u marrë në pyetje”, tha Kumar Saurabh, zyrtar i lartë policor në këtë rajon.
Policia është akuzuar se e ka neglizhuar trajtimin e këtij rasti, por u premtuar se për këto dyshime do të ketë hetime.
Një burrë tjetër është arrestuar të hënën pasi dyshohet se ia vodhi vajzën njëvjeçare një nëne dhe e dhunoi atë në një vend të izoluar në Punjab.
Rastet e dhunimit seksual janë mjaft të shpeshta në Indi. Viktima në shumë raste janë edhe fëmijët. Në vitin 2016, në këtë shtet janë raportuar më shumë se 40,000 raste të dhunimit seksual.
Rekomandimi i “Travel and Tour World”: Vizitoni Shqipërinë g...
Më shumë diell, më pak shi – Parashikimi i motit për p...
Tahiri: Çmimet në Kosovë çdo ditë më shtrenjtë, vetëm pagat ...
Vdes veterani i UÇK-së Shani Kurtaj
Në Zarë të Kroacisë shënohen Ditët e Kulturës dhe Rinisë Shq...
Sulm në aeroportin Heathrow në Londër, arrestohet një person...