Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Italinë fqinje, ku një modele 20-vjeçare nga Britania e Madhe u mor peng dhe u nxor në shitje online.
Ajo u rrëmbye në Milano nga një 30-vjeçar polak, i cili u përpoq ta shiste online dhe kërcënonte gjatë gjithë kohës me jetë.
“La republika” raporton se e reja u mbajt e burgosur për një javë dhe se ishte droguar,
Identiteti i saj nuk është bërë i ditur,por autori është identifikuar si Lukasz Herba.
Ai u përpoq ta shiste 20-vjeçaren në internet për 300 mijë Euro, duke kërkuar pagesë me monedhën virtuale Bitcoin,transmeton syri.
Pasi u zbulua, ai i kërkoi policisë 50 mijë Euro që ta linte të lirë 20-vjeçaren dhe kërcënoi ta vriste nëse modelja i thoshte policisë se çfarë i kishte ndodhur gjatë një jave që po mbahej peng. Megjithatë, policia italiane arriti ta lironte vajzën dhe të arrestonte 30- vjeçarin.
. Modelja mbërriti në Milano më 11 korrik dhe aty u mor peng pasi u drogua. Prokurorët po hetojnë për bashkëpunëtorë të tjerë.
Transplanti i parë i fytyrës/ Spanjë, realizohet për herë të...
Rikthehet ChatGPT – por pse kishte rënë për ca kohë?
Al-Nassr dërgon ofertë për Mario Mitajn
Prednizoni ul inflamacionin, por mund të përkeqësojë diabeti...
Klodi i hidhet në përqafim Elijonës, pasi ajo “shqetësohet” ...
Spanja dhe Greqia shqyrtojnë ndalimin e rrjeteve sociale për...