Lista Forbes për 400 amerikanët më të pasur, tregon se pasuria e miliarderit dhe Presidentit aktual të SHBA-ve, nga 600 milionë dollarë ka rënë në 3.1 miliardë.
Si rezultat, ai gjendet në vendin e 248 në listë, pasi vitin e kaluar kishte arritur të qëndrontë në vendin e 156, transmeton portali arbresh.info
Revista ka theksuar se arsyeja e rënies së pasurisë së Donald Trump lidhet me një padi që i kushtoi ai shumë dhe me fushatën e shtrenjtë presidenciale.
Trump gjeti një zgjidhje prej 25 milionë dollarësh pasi ishte ngritur një padi që pretendonte se seminarët e tij për pasuri të patundshme në Universitetin Trump kanë mashtruar studentët.
Megjithatë, amerikanët më të pasur vazhdojnë të mbesin ata që kryesonin listën edhe gjatë vitit të kaluar.
Bill Gates kryeson listën për vitin e 24-të me rradhe, me pasuri të vlerusuar rreth 89 miliardë dollarë. Vendin e dytë e mban Jeff Bezon, themeluesi i kompanisë Amazon, ndërsa vendin e tretë Warren Buffet me pasuri në vlerë të 78 miliardë dollarëve./arbresh.info/
Hekuran Gashi: Lehtësim për bizneset – me Qeverinë Kurti 3, ...
PZAP dënon LVV-në me 6 mijë euro
Policia gati për sigurinë dhe mbarëvajtjen e zgjedhjeve të p...
Burim i brendshëm i Juventusit: Livakoviq është në lojë
Pasaporta shqiptare: Procedura për artistët dhe sportistët
IPK-ja arrestoi 41 zyrtarë policorë sivjet, pranoi mbi dy mi...