Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, i tha presidentit të Ukrainës, Petro Poroshenko, se veprimet e Rusisë në lindje të Ukrainës mbeten pengesë për përmirësimin e marrëdhënieve SHBA-Rusi dhe përsëriti mbështetjen e tij “të fuqishme” për Kievin.
Zëdhënësi Mark Toner tha se biseda telefonike ka pasur qëllim që ta informojë Poroshenkon për vizitën e Tillersonit në Moskë, më 11 dhe 12 prill, ku ai ka takuar presidentin rus, Vladimir Putin, dhe ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov.
Sipas Tonerit, Tillerson “ka transmetuar mesazhin e tij ndaj udhëheqjes ruse se, ndonëse SHBA është e interesuar të përmirësojë lidhjet me Rusinë, veprimet e Rusisë në lindje të Ukrainës mbeten pengesë”.
Ai konfirmoi se sanksionet kundër Moskës do të mbeten në fuqi derisa Rusia të kthejë kontrollin e Gadishullit të Krimesë tek Ukraina dhe të zbatojë plotësisht obligimet e saj me Marrëveshjen e Minskut për paqe në Ukrainë.
IHMK paralajmëron reshje shiu dhe bore nga e marta në Kosovë...
Como e Vojvodës fiton derbin me Romën
Putin i ofroi ndihmë personalisht pas sulmit që iu bë, udhëh...
Rregulla të forta për plazhet e shqiptare, gjoba deri në 4 m...
Mbi 1 mijë zyrtarë publikë kanë deklaruar pasurinë
Gjermania ‘skeptike’ në lidhje me misionin detar të BE-së në...