Theresa May e pashqetësuar nga përjashtimi i darkës të BE-së

21:13 | 12 Dhjetor 2016
Trina Galanxhi

Kryeministrja e Britanisë së Madhe nuk brengoset se 27 lideret e tjerë të BE-së e kanë përjashtuar atë nga një darkë pas një takimi të Këshillit Evropian.

Zëdhënësja zyrtare e May tha se udhëheqësit do të kenë një diskutim joformal mbi Brexit të enjten në mbrëmje, transmeton arbresh.info.

Ajo tha se përjashtimi i kryeministrit nuk është shkak për t’u shqetësuar, pavarësisht insistimit në samitin e fundit në tetor se Britania e Madhe ‘do të vazhdojë të luajë rol të plotë deri sa të largohet’.

“Pikëpamja jonë për këtë është se Britania e Madhe do të braktis Bashkimin Evropian” , ka thënë zëdhënsja e May. “Ne jemi duke u marrë me përgatitjen e negociatave, sepse ne duam një largim të qetë dhe të rregullt. Ata që kanë mbetur në BE gjithashtu duhet të diskutojnë mbi procesin e nisjes të negociavate. Kjo është gjë e arsyeshme, prandaj ne do presim.”

Përjashtimi i May nga darka e BE-së u bë për shkak se presidenti i Këshillit Donald Tusk ka ndryshuar formatin e samiteve në BE.

Darka do të fillojë të enjten pasdite dhe të përfundojë të premten në mëngjes./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale