Deputetët britanikë miratuan të martën një amendament jo-detyrues që përjashton mundësinë e një Brexiti pa një marrëveshje me Brukselin, si dhe një amendament duke kërkuar një alternativë për të për kufirin irlandez.
Kryeministrja britanike, Theresa May duhet të vazhdojë bisedimet me liderët e BE-së në ditët e ardhshme, pasi ligjvënësit mbështetën një propozim që ajo të rinegociojë marrëveshjen Brexitit.
Megjithatë, BE ka njoftuar se nuk do të ndryshojë tekstin ligjor të dakorduar me kryeministren britanike.
Theresa May është gjithashtu gati për bisedime me kreun e Partisë Laburiste, Jerry Corbin, njofton BBC.
May tha se, pas bisedimeve me BE-në, marrëveshja e rishikuar do të kthehen në parlament “sa më shpejt të jetë e mundur” në një tjetër “votim të rëndësishëm”.
Megjithatë, shumë udhëheqës të BE sugjerojnë se nuk do të ketë rishikim të marrëveshjes. /rel
Oferta të ndryshme për Lewandowskin, ndër to edhe Barça
Furnizoi me naftë avionët amerikanë, Irani paralajmëron Bull...
Familjarët mbushin gjykatën në Greqi për tragjedinë e rëndë ...
18 prill, finalja e madhe e Big Brother Vip Albania
Tragjedi në Mesdhe, të paktën 19 migrantë humbin jetën
“E kam vrarë mamanë”, telefonata që rezultoi e rrejshme alar...