Themeluesi i Wikileaks, Julian Assange, e ka marrë lejen për t’u martuar në burgun e Belmarshit në Londër.
Atij i është dhënë leje për t’u martuar me partneren e tij, Stella Moris, pas aplikimit që e ka bërë te drejtori i burgut, shkruan the “Guardian” transmeton arbresh.info
Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, ceremonitë martesore që përfshijnë të burgosurit duhet të zhvillohen në burg, me përjashtim të të burgosurve të kategorisë D.
Çifti ishte takuar kur Assange jetonte në ambasadën e Ekuadorit në Londër, dhe kanë dy fëmijë bashkë.
Kujtojmë se, Assange po mbahet në këtë burg në Londër që nga viti 2019 pasi Shtetet e Bashkuara ndërmorën masa ligjore për ta ekstraduar. / arbresh.info/
Drenica merr një fitore të madhe ndaj Llapit në derbin e mbi...
Drita fiton me përmbysje ndaj Ferizajt dhe vazhdon kryesimin...
OVL e UÇK-së nderon dëshmorët e Komunës së Istogut
Investimet e huaja, Rama: Shqipëria mbi mesataren e rajonit,...
Pjesëmarrje e lartë në zgjedhjet në Hungari, garë e ngushtë ...
Chelsea – Man City, publikohen formacionet zyrtare