Organizata Ndërkombëtare e Punës në Kombet e Bashkuara, ka paralajmëruar humbjen e 25 milion vendeve pune, si rezultat i pandemisë së koronavirusit.
Kjo organizatë ka thënë se ky është skenari më I keq, që është krijuar, në rast se kjo pandemi do të vazhdoj më hapa me të cilët është duke u zhvilluar. Sipas tyre, Covid-19 do të shkaktoj më shumë humbje të vendeve të punës se sa kriza globale ekonomike e vitit 2008, shkruan The Guardian, transmeton Express.
Skenari më optimist i kësaj situate, është humbja e 5.3 milion vendeve të punës.
Organizata e punës në Kombet e Bashkuara, është duke punuar në minimizimin e pasojave të kësaj gjendjeje në ekonominë botërore, dhe ka këshilluar të gjithë kompanitë dhe vendet e punës, që t’i mbrojnë të drejtat e punëtorëve, stimulimin e ekonomisë , zvogëlimin e papunësisë dhe mbështetjen e të ardhurave dhe vendeve të punës.
Tensione në Hormuz, Irani paralajmëron forcat e huaja të lar...
Top 10 kombëtaret më të vlefshme në Kupën e Botës
Nis projekti për modernizimin e rrugës Arllat–Malishevë, nda...
E kryer, Vedat Muriqi i bashkohet Fenerbahçes
Rama mbron projektet në Sazan dhe Zvërnec: Patriotizmi nuk m...
E konfirmon Benfica, Mourinho rikthehet tek Real Madridi