Autoritetet kanë thënë se tetë skiatorë janë gjetur të vdekur dhe një është ende i zhdukur pas një orteku në malet veriore të Kalifornisë.
Përpjekjet për të gjetur skitarin e fundit ende po vazhdojnë, por zyrtarët thanë se po supozojnë se personi i zhdukur gjithashtu ka vdekur për shkak të kushteve në vendngjarje.
Ortekët goditën zonën Castle Peak të Truckee në Kaliforni rreth 16 km në veri të Liqenit Tahoe, rreth orës 11:30 të mëngjesit sipas orës lokale të martën, raporton CBSNews.
Grupi prej 15 skiatorësh në natyrë, të cilët ishin jashtë kufijve të resortit të skive, po ktheheshin nga një ekskursion tre-ditor kur goditi orteku.
Vëllaznimi mposht Prishtinën, Trepça fiton ndaj Rahovecit 0...
Ipeshkvi Dodë Gjergji bën thirrje për paqe në botë dhe përgj...
Parashikimi i motit për nesër
Haxhiu nesër zhvillon aktivitetin e parë si ushtruese e dety...
Pesë të vrarë nga një sulm izraelit në një kompleks petrokim...
Kapen 65 kilogramë drogë në Maqedoninë e Veriut, arrestohen ...