Testet e naftës, “Mitsubishi” pranon falsifikimin e të dhënave, kërkon falje

12:16 | 20 Prill 2016
M. A.

“Mitsubishi” ka pranuar se ka falsifikuar të dhënat e testeve që masin konsumin e naftës, duke kërkuar ndjesë publike.

Në skandal janë përfshirë 600 automjete, përfshirë edhe markën “Nissan”. Menjëherë pas lajmit shitjet e kësaj korporate kanë pësuar rënie prej 15 përqind, duke shkaktuar një humbje prej 1.2 miliard dollarë.

Kompania e prodhimit të automjeteve “Mitsubishi” ka pranuar se ka falsifikuar të dhënat e testeve që masin konsumin e naftës në mbi 600 mijë automjete, duke mos respektuar ligjet e shtetit japonez.

Drejtuesit e kësaj kompanie me në krye presidentin Tetsuro Aikawa kërkuan ndjesë, duke u përulur përpara një konference për shtyp në Tokio.

Presidenti konfirmoi se shkeljet i janë raportuar tashmë Ministrisë së Transporteve në Japoni.

Menjëherë pas lajmit, shitjet e kësaj korporate kanë pësuar rënie prej 15 përqind duke shkaktuar një humbje prej 1.2 miliard dollarësh, ndërkohë që vetëm vitin e shkuar kjo kompani ka shitur mbi 1 milion automjete.

Të d hënat e tjetërsuara përfshijnë 157 mijë automjete të markës “Mistubishi” dhe 486 mijë të markës “Nissan”, kompani kjo e cila kontrollohet pikërisht nga “Mitsubishi”.

Parregullsitë u zbuluan kur specialistët e kompanisë “Nissan” dalluan mospërputhje të të dhënave, e më pas “Mitsubishi” kreu një hetim të brendshëm ku u kuptua tjetërsimi.

Për momentin kompania ka bllokuar prodhimin e automjeteve deri kur hetimi të kryhet i plotë.

Kjo është herë e parë që një kompani japoneze ka shfaqur parregullsi në testime, teksa vitin e shkuar u zbulua se kompania gjermane Wolksvagen kishte falsifikuar testet në lidhje me tubat e shkarkimit.

Shpërndaje në rrjete sociale