Sulmuesi i klubit të natës në Stamboll në natën e Vitit të Ri, ku mbetën të vrarë 39 persona, ka marrë shpërblim 3 gra nga Shteti Islamik.
Vrasësi i dyshuar Abdulkadir Masharipov është arrestuar të hënën nga policia turke dhe ka pranuar se nën urdhërat e ISIS-it e ka kryer sulmin, transmeton arbresh.info.
Autoritetet e kanë identifikuar atë dhe kanë deklaruar se ai është nga Uzbekistani dhe është trajnuar në Afganistan.
Por për sulmin e tij terrorist, ai është shpërblyer nga Shteti Islamik me tri gra nga Somalia, Senegali dhe Egjipti, raportojnë mediat turke.
Sipas gazetës turke, Hurriyet, thuhet se gratë i ishin dërguar Masharipov nga grupi terrorist.
Gjatë bastisjes në shtëpinë e sulmuesit janë gjetur dy pistoleta, dy karta telefoni dhe më shumë 100 mijë euro para të gatshme./Arbresh.info

Moti sot në Shqipëri
Në Speciale nga sot palët do të paraqesin fjalën përfundimta...
Moti sot vranët dhe me riga shiu
Kuba ndërmerr masa ekstreme për të përballuar mungesën total...
Ambasada e Kosovës në SHBA do hap dyert për bashkatdhetarët ...
Prehet torta në dasmën e Klodit dhe Elijonës