Një nga terroristët katallan kishte lënë letër të vetëvrasjes në dhomën e tij ku kërkonte falje për ‘dëmin’ që do të shkaktonte.
Said Aalla, 18 vjeç, la letrën në sirtarin e dhomës së tij për prindërit para se të shkonte të bënte kërdinë dhe të përfundonte i vdekur, transmeton portali arbesh.info.

Kjo gjë ndodhi menjëherë pasi shoku i tij Younes Abouyaaqoub vrau 13 njerëz me furgon të bardhë në Las Ramblas të Barcelonës.
Letra e shkruar me dorë, që u zbulua nga gazeta El Mundo gjatë bastisjes në shtëpinë e tij shkruan: “Kërkoj falje nga njerëzit të cilët mund t’i lëndoj këto ditë. Shumë faleminderit për gjithçka që më keni dhënë”.
Sot ministri i brendshëm rajonal i Katalonjës Joaquim Form konfirmoi që Abouyaaqoub ishte shoferi i automjetit që vrau viktimat në Las Ramblas dhe më pas kishte ikur në këmbë./Arbresh.info
Mustafa nga PDK: Të merren masa të menjëhershme për uljen e ...
Strakosha për FIFA-n: Kualifikimi në Botëror do t’i kr...
Rreth 500 raste të reja me kancer në QKUK ende pa u mbyllur ...
Arbeloa: Bellingham është i jashtëzakonshëm, por duhet të gj...
Haxhiu: Do bëj gjithçka që vendi të mos shkojë në zgjedhje –...
Kryeministrja e Danimarkës jep dorëheqjen pas zgjedhjeve të ...