Terroristi Brenton Tarrant, që kreu një sulm mbi xhamitë në qytetin Christchurch të Zelandës së Re, ka dërguar një letër gjashtë faqëshe nga qelia e tij burgut ku po pret verdiktin e gjykatës.
Zyrtarët e Zelandës së Re pranuan se kanë bërë gabim të madh duke lejuar personin e akuzuar për vrasjen e 51 personave në dy xhamitë të Christchurch, që të dërgojë një letër të shkruar me dorë nga qelia e tij e burgut, transmeton Anadolu Agency (AA).
Letra gjashtë faqe nga Brenton Tarrant ishte postuar këtë javë në faqen e internetit 4chan, e cila është bërë famëkeqe si një vend për supremacistët e bardhë për të postuar pikëpamjet e tyre. E gjithë kjo vjen në një kohë të ndjeshme, me vrasës të tjerë të dyshuar nga El Paso deri në Norvegji duke përmendur Tarrant-in si frymëzim.
Letra duket se është shkruar me laps në një fletore të vogël dhe i drejtohet “Alan”-it në Rusi. Pjesa më e madhe duket të jetë relativisht e “pafajshme”, duke diskutuar për një udhëtim një mujor që Tarrant thotë se e bëri në Rusi në vitin 2015. Por letra paralajmëron gjithashtu se një “konflikt i madh” po vjen.
Deçani përkujton 28-vjetorin e `Epopesë së Dukagjinit`
37 vjet nga demonstratat kundër suprimimit të autonomisë së ...
Moti sot kryesisht i vranët, temperaturat arrijnë 13 gradë
Selin: Gimbon sikur e kam kërkuar me laps dhe letër, më ka p...
Trump: Ultimatumi ndaj Iranit do të sjellë rezultat pozitiv
Ekspertët paralajmërojnë: Përdorimi i kokainës po del jashtë...