Drejtori i një shkolle fillore në Larisa, që u godit nga një tërmet i fuqishëm këtë të mërkurë, shpëtoi 63 nxënës.
Ai ja doli t’i nxjerrë nga godina shëndoshë e mirë fëmijët dhe 10 kolegët e tij. Dëmet materiale në shkollë ishin të shumta.
Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis e takoi nga afër drejtorin e shkollës, Grigoris Letsios, i cili edhe i tregoi sesi ndodhi gjithçka, transmeton vizionplus
“Qetësia e mësuesve dhe gatishmëria e fëmijëve në zbatimin e planit të urgjencës ishin ato që na ndihmuan të dilnim nga ndërtesa shëndoshë e mirë”, rrëfue Grigoris Letsios.
Mitsotakis e përgëzoi drejtorin për reagimin e tij të ftohtë dhe e siguroi atë se shkolla do të prishet dhe në vend të saj do të ndërtohet një e re.
Komuna e Mitrovicës inicion procedurë për trajtimin e qenve ...
Llapi blindon talentin Mërgim Cërnavërni
Rama njofton: Ora e parë mësimore më 16 shkurt kushtuar UÇK-...
EKSKLUZIVE – MPB shkarkon 15 ish-roje serbë të urës në Mitro...
Kosova përfshihet në listën e vendeve të sigurta të BE-së si...
Publikohen pamjet e para nga sulmi tragjik në Kanada, ku 9 p...