Një tërmet i fuqishëm goditi sot brigjet pacifike të Panamas, duke tronditur pjesën qendrore të vendit dhe duke shkaktuar shqetësim në mesin e popullsisë.
Tërmeti, i cili ka ndodhur mëngjesin e së premtes, ka pasur një intensitet të konsiderueshëm dhe ka alarmuar autoritetet dhe banorët e rajonit.
Epiqendra e tërmetit ishte 123 kilometra në juglindje të qytetit Buricë, në Oqeanin Paqësor, dhe kishte një magnitudë prej 6.2 ballësh të shkallës së Rihterit. Ky nivel i fuqishëm i tërmetit ka bërë që lëkundjet të jenë ndjerë në një distancë të konsiderueshme, duke tronditur rajone të ndryshme të Panamas, përfshirë edhe qytetet më të mëdha të vendit.
Tërmeti kishte një thellësi prej 10 kilometrash, e cila është konsideruar si një thellësi relativisht e cekët dhe kjo ka bërë që fuqia e tij të ndjehet më shumë në sipërfaqe, duke shkaktuar shqetësim të menjëhershëm mes banorëve të zonës.
Kurti: Edhe pse s’e kam hequr akcizën e TVSh-në, veç çka jam...
Kurti për inflacionin, thotë se është i ‘’importuar’’: Anije...
Kane mungon ndaj Freiburg, pritet të rikthehet për ndeshjen ...
MPB sqaron përdorimin e xhamave të errët në automjete
Ganimete Musliu ia heq mikrofonin Albin Kurtit, nuk e lejon ...
Kurti: Ulja e TVSH-së dhe akcizës krijon boshllëk financiar,...