Një tërmet i fortë tronditi Ekuadorin jugor dhe Perunë veriore, duke vrarë të paktën 15 njerëz dhe duke bllokuar të tjerë nën rrënoja.
Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së raportoi një tërmet me magnitudë rreth 6.8 ballë në rajonin bregdetar Guayas të vendit.
Presidenti ekuadorian, Guillermo Lasso, tha se tërmeti kishte “gjeneruar alarm në popullatë” dhe ai kërkoi që njerëzit të ruanin qetësinë.
12 persona vdiqën në shtetin bregdetar të El Oro dhe dy në shtetin malor të Azuay. Autoritetet raportuan se të paktën 126 persona u plagosën.
Ekuadori është i prirur ndaj tërmeteve. Në vitin 2016, një tërmet në një zonë më pak të populluar të vendit vrau më shumë se 600 njerëz, shkruan Guardian.
140 kg eksplozivë të gjetur në veri, Baliqi: Janë prodhuar n...
IA zbulon gjatë gjumit rrezikun për 130 sëmundje
Barcelona bën detyrën ndaj Oviedos, rikthehet si lidere e La...
Aksident i rëndë në Fier, vdes 35-vjeçari
Shpërthejnë protesta kundër ICE në SHBA: Nuk do të durojmë
Mes tensioneve të shumta, Trepça shkon me epërsi pas pjesës ...